Babë e bir ranë në prangat e policisë së Krujës, pasi kultivonin kanabis në fshatin Kroi i Madh.
Gjatë operacionit policor të koduar “Kroi i Madh” u arrestuan Bujar Kani 22 vjeç dhe Ndriçim Kani 43 vjeç.
Ata kishin përshtatur një ambient afër banesës së tyre, në fshatin Kroi i Madh, për tharjen e bimëve narkotike që kultivonin në këtë fshat.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.
Ata gjithashtu janë të dyshuar edhe si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, tre javët e fundit në fshatin Kroi i Madh.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara për 2 shtetas që prodhonin lëndë narkotike kanabis, në banesën e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kroi i Madh”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve N. K., 43 vjeç dhe B. K., 22 vjeç (babë e bir), të dy banues në fshatin Kroi i Madh, Krujë. Këta 2 shtetas kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Kroi i Madh, për përpunimin (tharjen) e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se 2 të arrestuarit janë autorë edhe të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, gjatë 3 javëve të fundit, në fshatin Kroi i Madh Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas policisë.
Top Channel