Kjo verë ka qenë një nga më të “çmendurat” sa i takon çmimeve të larta në shumë vende.

Por nga ana tjetër, Shqipëria këtë sezon ka zgjedhur të ofrojë një paketë turistike “low cost” duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga Italia, Spanja, Turqia, apo Britania veç atyre vendas. Shifër kjo më e madhja e regjistruar ndonjëherë.

“Ne bëjmë sondazhet tona dhe si shoqatë turizmi që të ruajmë njëfarë ekuilibri mes cilësisë së  shërbimit dhe çmimit të shezlongëve”.

“Çmimet një nga faktorët. Një çadër 700 deri më 800 ndërsa në vendet më të mira 1000 lekë. Komoditeti ushqimit dhe fjetja prapë ne raport shumë të mirë cilësi -çmim. Në të gjithë jugun ka çmime shumë normale. Është mënyrë zgjedhjeje, seleksionim i klientelës”.

“600 lekë çadër me dy shezlongë, parkimi falas”.

“Këtu është vend shumë i bukur, 600 lekë të vjetra. Rregull pastërti”.

“Rregull pastërti, ambient shumë i mirë”.

Nga ana tjetër ka vizitorë në Vlorë që thonë se janë të gatshëm që të paguajnë deri në 50 euro për shezlong.

“Vendi është shumë i bukur shumë i mirë shumë i bukur dhe 50 euro do e kisha paguar”.

Nga jugu në veri, e gjithë vija bregdetare po përballet me një numër të madh vizitorësh, ndërsa mediat italiane i kanë bërë jehonë Shqipërisë duke e cilësuar si “Maldivet e Europës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA