Trafikuan në Shqipëri makinën e marrë me qira në Zvicër/ 53-vjeçari në pranga, nën hetim dy të tjerë

13/08/2023 14:58

Në kuadër të operacionit “Brabus” u arrestua shtetasi K. Ç. (C)., 53 vjeç, banues në Laç, si dhe nisën hetim në gjendje të lirë për shtetasit D. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras, dhe A. K., 40 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi H. B., 25 vjeç, banues në Rumani.

Pas hetimeve rezultoi se H. B., ka marrë me qira një automjet tip “Benz”, në Zvicër, të cilin më pas në bashkëpunim me shtetasin K. Ç. (C)., e kanë trafikuar në Shqipëri.

Të katër në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr automjetit pajisjen GPS për ta shitur më pas.

“Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Brabus”. Trafikuan në Shqipëri, një automjet të marrë me qira në Zvicër, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i dyshuar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin trafikuar në vendin tonë, një automjet të marrë me qira në Zvicër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Brabus”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi K. Ç. (C)., 53 vjeç, banues në Laç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras, dhe A. K., 40 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi H. B., 25 vjeç, banues në Rumani. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi H. B., ka marrë me qira një automjet tip “Benz”, në Zvicër, të cilin më pas në bashkëpunim me shtetasin K. Ç. (C)., e kanë trafikuar në Shqipëri. Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në Mamurras, së bashku me shtetasit A. K., dhe D. Ll., të cilët gjatë ndërhyrjes, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. B., si dhe të personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale“, sipas policisë.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA