Interesi i turistëve për sportin kombëtar të Japonisë, sumo, është rritur ndjeshëm kryesisht nga turistët, të cilët kanë shfaqur interesin e tyre për të parë ndeshjet.
Sporti tradicional ka qenë prej kohësh një burim magjepsjeje jashtë vendit, por vitet e fundit e ka kthyer vëmendjen rreth vetes.
Turistët ndjekin me vëmendje ndeshjet e që bëhen mes pjesëmarrësve, madje nuk ngurojnë as të bëjnë tifozllëk për lojtarin e preferuar.
Nga ana tjetër edhe konsumet që përdoren në këtë sport janë shumë tërheqëse për spektatorët.
Por ky popullaritet u rrit edhe më shumë gjatë Covid, kur njerëzit e mbërthyer në izolim eksploruan interesa të reja.
Dhe publikimi këtë vit i “Sanctuary”, një serial i ri i Netflix i vendosur në botën e sumo-s, gjithashtu ndihmoi për të prezantuar sportin me një audiencë të re.
Shoqata japoneze sumo vitin e kaluar gjithashtu lançoi një kanal në gjuhën angleze në YouTube, “Sumo Prime Time”, videot e të cilit grumbullojnë mijëra shikime.
Kostot për të ndjekur ndeshjet nuk llogariten nga turistët, të cilët janë të gatshëm të paguajnë qindra euro, por njëkohësisht edhe për të parë nga afër seancat stërvitore.
Për shkak të kërkesave të larta, drejtuesit e sallave stërvitore lejojnë eksplorimin vetëm në grupe dhe jo në numër të paktë.
Top Channel