Shpërthime të fuqishme në një depo raketash në Damask

13/08/2023 13:36

Shpërthime të fuqishme nga në një vend ku mbaheshin rezervat e raketave nga milicitë pro-iraniane në lindje të kryeqytetit sirian, Damask, janë dëgjuar në orët e para të së dielës.

Banorët e rajonit të Damaskut kanë dëgjuar shpërthimet që kanë ardhur nga “një depo e milicive pro-Iranit” që gjendet në një zonë malore në lindje të kryeqytetit, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Kjo organizatë, me seli në Britani, informacionet i merr nga një rrjet burimesh brenda Sirisë.

“Nuk e dimë nëse [shpërthimet] ndodhë nga një sulm ajror ose nga operacionet në terren”, tha për AFP-në kreu i kësaj organizate, Rami Abdel Rahman.

Gjatë më shumë se një dekadë luftë në Siri, Izraeli fqinj ka kryer qindra sulme ajrore në territorin sirian, kryesisht duke shëndestruar forcat e mbështetura nga Irani dhe luftëtarët e Hezbollaht, si dhe pozicionet e ushtrisë së Sirisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, tha se gjatë natës “janë dëgjuar shpërthime” në periferi të Damaskut.

Katër ushtarë sirianë dhe dy luftëtarë të mbështetur nga Irani u vranë të hënën e kaluar pas një sulmi ajror të Izraelit afër Damaskut, tha Vëzhguesi.

Sulmet ajrore kanë shënjestruar forcat e regjimit sirianë, por edhe pozicionet ushtarake dhe depot e armëve që përdoren nga grupet e armatosura të mbështetura nga Teherani, tha grupi monitorues.

Me mbështetjen e Iranit dhe Rusisë, Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad ka rimarrë shumicën e territorit që rebelët morën në fillim të konfliktit që nisi më 2011.

Izraeli rrallë komenton për sulmet që kryen në Siri dhe vazhdimisht ka thënë se nuk do të lejojë Iranin që të zgjerojë prezencën në këtë shtet.

Lufta në Siri ka vrarë mbi gjysmë milion persona dhe ka detyruar miliona të tjerë të zhvendosen./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA