Radhë kilometrike në Kakavijë, policia thirrje turistëve dhe emigrantëve: Përdorni doganën e Tre Urave
13/08/2023 10:30
Radhë kilometrike janë krijuar në hyrje-dalje të pikës së kalimit kufitar në Kakavijë për shkak të fluksit të pushuesve në vendin tonë.
Në krahasim me një ditë më parë, situata paraqitet më e mirë sot, pasi pala greke po punon me katër sportele në dalje.
Policia njofton turistët dhe emigrantët të përdorin doganën e Tre Urave në Çarçovë me qëllim uljen e fluksit në dalje.
Situata po normalizohet edhe më doganën e Qafë Botës pas radhëve të gjata që ishin vënë re ditën e fundit në dalje.
Top Channel