Policia e Sarandës u ka ardhur në ndihmë katër turistëve spanjollë, të cilët kishin humbur rrugën gjatë natës në plazhin e quajtur “Pllakatun”.

Ata janë gjetur nga policia, e cila më pas i ka transportuar me mjet lundrues nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë.

Sipas policisë, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Humbën orientimin gjatë natës, në plazh, pasi nuk njihnin terrenin, shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë 4 turistëve spanjollë. Sapo janë njoftuar se 4 turistë spanjollë kishin nevojë për ndihmë dhe për orientim, pasi kishin mbetur në plazhin e quajtur “Pllakatun”, sepse ishte errësirë dhe nuk njihnin terrenin, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar. 4 turistët janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilat i kanë transportuar ata, me mjet lundrues, nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar. Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA