Anijet ukrainase në shënjestër! Moska pranon të shtënat ndaj anijes me mallra

13/08/2023 22:06

Moska ka pranuar se ka qëlluar në shenjë paralajmërimi ndaj një anijeje me mallra, që ishte nisur drejt portit ukrainas të Izmailit.

Të shtënat u bënë nga një luftanije e Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se anija patrulluese Vasily Bykov, detektoi anijen me mallra duke lundruar nën flamurin e Palauit “në rrugë drejt portit ukrainas të Izmailit”.

Kapiteni i anijes së mallrave nuk iu përgjigj kërkesës për t’u ndalur “për inspektim të transportimit të mallrave të ndaluara”.

Izmail tani është porti kryesor prej ku Ukraina po eksporton produktet e saj bujqësore.

Pas tërheqjes nga marrëveshja për eksportin e drithërave në korrik, Moska ka sulmuar qytetet-port në rajonin jugor ukrainas të Odesës, prej ku, sipas marrëveshjes paraprake, janë kryer eksportet kryesore të drithërave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA