Një qytetare nga Vlora, ka denoncuar në “Ti Raporton” keqtrajtimin e pacientëve në Spitalin Psikiatrik të këtij qyteti.
Qytetarja tregon se shërbimi për pacientët e këtij spitali është në kushte shokuese, pasi siç tregon ajo nuk bëhet fjalë për shërbime rehabilituese apo argëtuese por pacientët trajtohen në kushte “çnjerëzore”.
Siç shihet edhe në videon më sipër, të siguruar nga qytetarja që denoncon rastin, bëhet fjalë për 45 pacientë kronikë, të cilët mbahen të izoluar brenda një strukture, kapaciteti i së cilës është për 14 persona dhe ka një oborr shumë të vogël e të mbyllur në mënyrë që pacientët të mos shohin se çfarë ndodh jashtë.
Sipas qytetares pacientët ushqehen në këmbë ose të ulur përdhe, pasi të drejtën për të ngrënë në tavolinë e kanë vetëm gjysma e pacientëve, ndërsa ushqimet që u serviren janë mjaft të “varfra”.
Një pjesë e pacientëve hanë në ambientet e jashtme ndërsa ushqimin e marrin nga dritarja.
Krevatet e pacientëve janë ngjitur me njëri tjetrin ndërsa akomodimi bëhet dyshe.
Top Channel