Cigaret elektronike dhe vape po blihen dhe konsumohen gjithnjë e më tepër nga adoleshentët, duke dëmtuar shëndetin e tyre.
Ndonëse vape është me e mirë se duhani klasik dhe shihet si pozitive për të rriturit, shtetet e ndryshme europiane dhe amerikane kanë sfide kontrollimin e shitjes dhe konsumit te adoleshentët.
Shitja e tyre te të miturit është e ndaluar, por të rinjtë shfrytëzojnë tregun e zi dhe shitësit ambulantë. Aa tërhiqen drejt vape të pakontrolluara edhe nga çmimi i ulët dhe i përballueshëm, duke u ekspozuar ndaj produkteve të rrezikshme.
Kompania “Evapify”, e certifikuar për të shitur produktin autentik Crystal në Shqipëri, por edhe Kosovë e Maqedoni të Veriut, është angazhuar në ndalimin e shitjeve të vape te fëmijët nën 18 vjeç. Evapify punon kundër konsumit nga adoleshentët.
Edhe nga institucionet, nevojat kontrolle më të shpeshtanë treg, në mënyrë që këtij produkti t’i merren të mirat dhe të parandalohen efektet negative.
Një studim i Universitetit të Mjekësisë në Ohio, thotë se ‘situata është kritike sidomos në pasojat që këto produkte kanë tek fëmijët’. Produktet si cigaret elektronike, pajisjet Vape e shumë të tjera, janë krijuar të dedikuara për duhanpirësit e rriturit duke u ofruar atyre alternativa të cilat i reduktojnë dëmin e shkaktuar nga djegia.
Shoqata Amerikanë e Sëmundjeve Kardiovaskulare, ka deklaruar se edhe problemet me qarkullimin e gjakut apo ritmin e rrahjeve të zemrës, janë vënë re tek adoleshentët të cilët kanë përdorur për një kohë të gjatë këto produkte.
Top Channel