Muzikë me zë të lartë nën lokal/ Menaxheri kundërshton policinë, nis hetimi ndaj tij
12/08/2023 11:04
Një 39-vjeçar është vënë në hetim në Tiranë, për muzikën e lartë në lokalit që menaxhon dhe kundërshtim të forcave të policisë.
39-vjeçari ka prishur qetësinë publike duke lejuar muzikë të lartë në rrugën “Prokop Mima” në Komunën e Parisit, si dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.
Prokuroria e Tiranës do ta hetojë të riun për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Top Channel