Ambasada irlandeze në Ukrainë, ishte shënjestra e radhës e Rusisë, që kishte planifikuar një sulm kibernetik në këtë institucion.
Ministri i sigurisë kibernetike irlandeze Ossian Smyth, thotë se sulmi i kryer nga agjencia ruse e inteligjencës u zmbraps me sukses. Gjatë një konference në Departamentin e Punëve të Jashtme, pasi dorëzoi celularin e tij (që mund të ishte sulmuar gjithashtu), Smyth tha se asnjë nga diplomatët në ambasadën e Irlandës nuk kishte klikuar në emailin “phishing”.
Bëhej fjalë për një reklamë të dërguar në email, ku një polak shiste një BMW të vitit 2011, “në gjendje shumë të mirë, me pak konsumim karburanti”, për një çmim të lirë prej 7.500 eurosh. Nëse lexuesi klikon “për të parë një foto me cilësi të lartë të mjetit”, dhe më pas hapen faqe ku janë të fshehur viruse malware.
Ky lloj email-i synonte të paktën 22 nga më shumë se 80 ambasadat në Kiev, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Shqipërinë, Turqinë, Estoninë, Greqinë, Irakun, Letonin, Libinë dhe Norvegjinë.
Mësohet se Ambasada Amerikane zbuloi rrezikun dhe njoftoi misionet e tjera. Në reklamën që shfaqej, çmimi i makinës u ul akoma më shumë,
“Duket se kjo është puna e shërbimit të inteligjencës jashtë shtetit rus. Ata u përpoqën të kompromentonin një listë të madhe vendesh”, tha ministri i sigurisë kibernetike irlandeze, ndërsa shtoi se “ishim të përgatitur për më shumë sulme kibernetike pasi të shpërthente lufta”.
Ai tha se incidenti i fundit shërbeu si një paralajmërim i dobishëm për të gjithë që të jenë të kujdesshëm dhe të mos klikojnë në lidhjet e dërguara nga ndonjë agjenci apo firmë tregtare nga jashtë.
Top Channel