Gjykatësja refuzon masën kufizuese ndaj ish-presidentit Trump

11/08/2023 20:16

Gjykatësja federale Tanya Chutkan i dha përgjithësisht të drejtë avokatëve të ish presidentit Trump, gjatë seancës së sotme që po shqyrtonte kërkesën e prokurorit se çfarë mund të bëjë publike dhe çfarë jo, ish presidenti nga provat kundër tij.

Gjykatësja, në rastin e akuzave të ngritura ndaj Trump për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, refuzoi propozimin e prokurorëve, që asnjë detaj nga provat të mos bëhej publik prej ish presidentit.

Gjykatësja tha se “është e prirur të pajtohet me rregulla më pak kufizuese, se ato që kishin kërkuar prokurorët rreth publikimit të pohimeve të dëshmitarëve nga qeveria”.

Ajo dukej më e gatshme të vendosë një masë më kufizuese, që do të ndalonte vetëm publikimin e materialeve, që konsiderohen “sekrete”, siç janë materialet e jurisë së madhe.

Ajo, megjithatë, bllokoi kërkesat e tjera të palës mbrojtëse, që kërkonte të zgjeronte spektrin se kush mund t’i shohë këto dokumente dhe se cilat duhet të konsiderohen dokumente sekrete.

Qeveria e konsideron pjesën më të madhe të dëshmive në këtë rast si “sekrete”.

Kërkesa e prokurorëve për masë kufizuese, ishte përballja e parë mes mbrojtjes dhe akuzës. Prokurorët kishin kërkuar masa kufizuese për ato që mund të fliste ish presidenti, pas një postimi të tij në rrjetet sociale ku shkroi se “do t’ju vihet pas” atyre “që i vihen atij pas”.

Ata paralajmëruan se Trump mund të publikonte informacione sekrete, që mund të kishin “ndikim të dëmshëm ndaj dëshmitarëve”. Trump ka deklaruar se është i pafajshëm ndaj akuzave./ VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA