14% më pak lindje kishte në Shqipëri gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.
INSTAT tregon se këtë vit lindën 10 283 foshnja, ndërsa shtesa natyrore e popullsisë arriti të ishte lehtshëm pozitive me vetëm 81 më shumë, se numri i personave që vdiqën.
Numri i vdekjeve pësoi 23% ulje gjatë kësaj periudhe , ndërsa shifrat kanë filluar të normalizohen pas tre viteve, ku u shënuan rekorde negative, ndikuar nga pandemia e koronavirusit.
Edhe pse numri i lindjeve është në rënie prej dy dekadash, Shqipëria përjetoi për herë të parë shtesë negative të popullsisë gjatë pandemisë, ndërsa situatë e rënduar u paraqit edhe në tremujorin e parë të këtij viti.
Në tremujorin e dytë shifrat kanë ndryshuar pozitivisht, por nuk është e njëjta panoramë në të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në pesë prej tyre, kryesuar nga Tirana dhe Durrësi pati shtesë pozitive të popullsisë gjatë këtij viti, ndërsa në shtatë të tjera ajo ishte negative.
Korça është qarku që në gjashtë muajt e parë të këtij po pëson ndryshime të forta demografike me shtesën më të lartë negative. Qarqet e tjera që po lëngojnë më shumti janë Gjirokastra dhe Fieri.
Sa i përket qarkut me lindshmërinë më të lartë në gjashtë muajt e parë të vitit vendin e parë e mban Tirana, ndërsa më të ulëtin Gjirokastra.
Te numri i personave që humbën jetën Tirana gjithashtu kryeson, ndërsa Kukësi ka numrin të më ulët.
Top Channel