Censurohet nëpër shkollat angleze “Romeo dhe Zhuljeta”, shkak përmbajtjet seksuale/ Pas nuk mbeten as veprat e tjera të Shekspirit

10/08/2023 21:41

Veprat botërore të Shekspirit, si “Romeo dhe Zhuljeta”, por edhe pjesë të “Makbeth” dhe “Hamlet”, tashmë janë të censuruara nëpër shkolla për shkak të përmbajtjes seksuale.

Ky është vendimi është marrë në Qarkun e Hillsborough në Angli, ku studentët nuk do të jenë më në gjendje të lexojnë plotësisht shumë nga veprat e Shekspirit.

Sipas “New York Post ” vendimi është në përputhje me Aktin e të Drejtave të Prindërve në Arsim të vitit 2022 dhe me rregullat e reja arsimore të miratuara gjithashtu nga Guvernatori Ron DeSantis.

Në fakt, bazuar në rregullat lokale, debatet seksuale lejohen në shkolla, por vetëm gjatë orëve mësimore të dedikuara posaçërisht për temën e shëndetit.

Në raportimet e bëra thuhet se nëse një mësues nuk i përmbahet udhëzimeve të reja, ai mund t’i nënshtrohet një ankese nga prindërit e tij ose procedimeve disiplinore në institucionin kompetent.

Veprat e Shekspirit, sipas anëtarëve të bordit të shkollës sqaruan se “Romeo dhe Zhuljeta”, dy protagonistët kryesorë janë në një marrëdhënie paramartesore.

Veprat klasike të Shekspirit do të vijojnë të mësohen në shkolla, por gjithmonë të kontrolluara, duke shmangur përmbajtjet seksuale dhe për rrjedhojë duke respektuar ligjet në fuqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA