Pushuesit guximtarë të Shëngjinit nuk i ndalon as era apo shiu për të bërë plazh
05/08/2023 14:00
Pushuesit në Shëngjinit nuk i ndalon as era apo shiu për të bërë plazh.
Ata janë treguar guximtarë duke sfiduar motin, dhe temperaturat jo aq të larta.
Moti i keq ka përfshirë vendin tonë këtë fundjavë, duke bërë që shumë plazhe të braktisen. Lundrimi gjithashtu është ndaluar për shkak të dallgëve me përmasa të mëdha. Kjo situatë pritet të vazhdojë edhe nesër.
Në qytete të tjera bregdetare si Vlora, Durrësi apo Radhima, pushuesit janë mbyllur në shtëpi, ose kanë zgjedhur të lëvizin me makinë, duke shkaktuar trafik të rënduar.
Ky mot me shi vjen pas disa javëve përvëluese, si pasojë e të nxehtit afrikan.
Top Channel