Personi me ndikim të lartë në rrjete sociale Kai Cenat është akuzuar për nxitje të trazirave dhe tubim të paligjshëm, pasi mijëra persona u mblodhën në New York për shpërndarjen e dhuratave.
Dhjetëra persona u arrestuan, ndërsa disa oficerë policie mbetën të plagosur. Sendet e forta që u përdorën gjatë përplasjes plagosën edhe shumë të pranishëm që u dërguan në spital.
Cenat, i cili ka miliona ndjekës në rrjete sociale, njoftoi se do të presë një “dhuratë të madhe”, përfshirë pajisje të ndryshme elektronike. Njerëzit filluan të mblidhen në park, ku në pak kohë bllokuan rrugët dhe shkaktuan trafik.
Turmat nxitën autoritetet të aktivizonin alarmin në nivelin e katërt, më i lartë i reagimit ndaj fatkeqësive. Me kalimin e orëve truma kishte nisur të rritje me shpejtësi, e më pas nisën trazirat.
“Individët në park filluan të kryejnë akte dhune ndaj policisë dhe njëri-tjetrit. Më pas ata nisën të hidhnin objekte që i përkisnin një kantieri aty pranë. Filluan shumë shpejt trazirat e dhunshme”, tha Jeffrey Maddrey, Shefi i Policisë së qytetit të Nju Jorkut.
Cenat u mor nën mbrojtjen e policisë për arsye sigurie, megjithëse ai nuk e kishte lajmëruar policinë për mbledhjen e cila u shpall një mbledhje e paligjshme. Disa prindër dolën në park në kërkim të fëmijëve të tyre, por policia deklaroi se të paktë ishin ata që ndihmuan në qetësimin e situatës.
Influenceri është akuzuar për dy vepra, për nxitje të trazirave dhe tubim të paligjshëm.
Top Channel