Parashikimi i motit/ Temperatura deri në 37 gradë C, vranësira të pakta në zonat malore
04/08/2023 08:03
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata, këtë të premte.
Moti do të jetë i kthjellët, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në zonat malore.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen : në zonat malore 20-34 °C, në zonat e ulëta 19-37 °C dhe në bregdet 25-37 °C.
Top Channel