U plagos para disa ditësh, humb jetën i riu shqiptar në Britani
03/08/2023 14:13
Jetmir Pemaj, shqiptari që u plagos në Angli disa ditë më parë, ka humbur jetën sot tragjikisht.
BBC njofton se 33-vjeçari, u plagos në Harrow Street, Whitmore Reans, Wolverhampton, ndërsa në lidhje me këtë vrasje është arrestuar Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham.
Familja e Pemajt ka thënë për mediat britanike se viktima ishte shumë i dashur dhe se do t’I mungojë shumë të gjithëve.
“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai do t’i mungojë shumë të gjithë familjes dhe miqve e tij.”- tha familja e Pemaj tha në një deklaratë.
Top Channel