Superjahti që përdorte Princeshë Diana fundoset në Mesdhe

03/08/2023 19:07

Jahti i përdorur nga Princesha Diana është fundosur në Mesdhe.

Cujo, i cili dikur i përkiste Dodi Al-Fayed , dyshohet se u godit nga një objekt i paidentifikuar pranë Beaulieu-sur-Mer, në rivierën franceze.

Shtatë pasagjerët që ndodheshin në bord u evakuuan në kohë dhe u larguan nga jahti me një gomone. Ndërsa mjeti gjigant lundrues nuk mundi të shpëtohej nga ekipi i emergjencave dhe përfundoi i zhytur në gati 2.430 metra thellësi.

Superjahti doli në titujt kryesorë në verën e vitit 1997, kur Princesha e Uellsit u fotografua në bord, pak javë para se të ndërronte jetë në aksidentin tragjik në Paris.

Në vitin 2020, superjahti doli në ankand dhe u ble nga një familje e pasur italiane për 171 mijë paund.

Cujo u ndërtua në Itali në vitin 1972 për John von Neumann, një biznesmen që merrej me shitjen e makinave Porsche dhe Volksëagen në SHBA. Ai kërkoi të kishte jahtin më të shpejtë në botë, i cili u arrit me dy motorë turbo diezel.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA