Respektimi i shenjave të qarkullimit/ Policia, në shënjestër këmbësorët për të shmangur aksidentet

03/08/2023 15:21

Referuar statistikave rreth 15% e aksidenteve ndodhin për shkak të sjelljes së gabuar të këmbësorëve.

Edhe më i dukshëm ky fenomen është në Tiranë ku dendësia e popullsisë është më e madhe. Policia e Tiranës tenton të sensibilizojë kalimtarët duke vendosur masa administrative për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Pamje të tilla janë pothuajse të zakonshme në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, edhe në ato ku shpejtësia është 90 km/h.

Pavarësisht se shumë këmbësorë kanë humbur jetën në këto tentative për të kaluar rrugën duke kapërcyer barrierat apo me semafor të kuq sërish sensibilizimi ka munguar.

“Nga analizimi i disa ngjarjeve rrugore na ka rezultuar se shkak determinant i aksidentit kanë qenë këmbësorët. Policia e Tiranës ka nisur një fushatë sensibilizuese në këtë aspekt. Qëllimi nuk është të ndëshkojmë qytetarët por ti sensibilizojmë ata”, tha Besmir Qibini, shef i komisariatit rrugor Tiranë.

Në Kodin Rrugor ka një nën të përcaktuar për ndëshkimin e këmbësorëve me masë administrative nga pesëqind deri në dy mijë lekë në qoftë se nuk respektojnë sinjalistika rrugore horizontale dhe vertikale.

“Filimisht kemi nisur me kontrollet në rrugët interurbane Tiranë-Durrës, tiranë Elbasan dhe anasjelltas si dhe në akse të tjera rrugore ne qytet që janë njolla të zeza ku këmbësorët kalojnë barrierat”, sipas Qibinit.

Gjatë vitit që lamë pas në kryeqytet janë përfshirë në aksidente të ndryshme 229 këmbësorë, 10 prej të cilëve kanë mbetur viktima të këtyre aksidenteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA