Pas përfundimit të kontratës me ALEAT, kompania shtetërore “IdentiTek” ka nisur punën për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.

Puna ka nisur prej 1 gushtit, ndërsa këtë të enjte u paraqit pranë zyrave ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili aplikoi për rinovimin e pasaportës biometrike.

Për të bërë aplikimin qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Postës Shqiptare për të tërhequr kuponin përkatës e më pas të bëjnë aplikimin.

Sipas autoriteteve, për shkak të ndërrimit të kompanive edhe ata persona që kanë bërë më herë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit dhe tashmë nuk i kanë përdorur, tashmë kanë mundësinë që t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, pranë Postës Shqiptare.

Ndërkohë nga kjo e enjte, pranë sporteleve të postës janë vendosur në dispozicion edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar.

Sa i takon çmimeve nuk do të ketë ndryshim pavarësisht ndërrimit të dy kompanive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA