Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”.

Drejtuesja e automjetit tip “Benz”, A. L., 46 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja V. L., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore shtetasi A. A., 46 vjeç dhe drejtuesja e mjetit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA