Një klerik mysliman është arrestuar në Indonezi, nën akuzat për blasfemi ose siç njihet ndryshe fyerje ndaj Zotit dhe gjuhë të urrejtjes, shkak është lejimi i vajzave të falen përkrah djemve.
77-vjeçari i identifikuar si Panji Gumilang, i cili drejton një shkollë me konvikt, bëri veprimin që shkaktoi zemërim të ashpër në kombin më të madh në botë me shumicë myslimane.
Në të kaluarën shkolla, shtëpia e afërsisht 5,000 studentëve, është përballur me reagimin e publikut lidhur me praktikat e saj, si lejimi i djemve dhe vajzave që të falen përkrah njëri-tjetrit dhe grave të bëhen imamë.
Ndryshe nga shkollat e tjera të konviktit islamik në Indonezi, seancat e saj të lutjeve nuk ndjekin ndarjen gjinore, duke zemëruar disa grupe fetare.
Në qershor, Këshilli Klerik Islamik i Indonezisë tha se po hetonte Al-Zaytun për “praktika të gabuara fetare”, ndërsa 77-vjeçari rrezikon burg deri në 10 vite.
Barazia gjinore që kleriku ka krijuar në shkollën e tij, u denoncua nga disa persona, e më pas nisën hetimet.
Shumica e shkollave të zakonshme të Islamit në mbarë botën ndajnë burrat dhe gratë gjatë faljeve dhe nuk i lejojnë gratë të kryejnë lutje të përziera gjinore ose të mbajnë predikime, por në Indonezi predikuesi mysliman bëri të kundërtën.
Grupet e të drejtave thonë se liria dhe toleranca fetare janë nën kërcënim në Indonezi dhe ligjet e blasfemisë po forcohen gjithnjë e më shumë kundër pakicave fetare dhe njerëzve që mendohet se kanë kritikuar Islamin.
Top Channel