Lë Greqinë dhe kthehet në fshat/ Fermeri nga Lushnja investon në vreshta

03/08/2023 12:12

Do të njihemi tani me historinë e një fermeri që la Greqinë dhe u kthye në vendlindje për të investuar.

Me dëshirën për të investuar në vendlindje është kthyer në Shqipëri pas emigrimit disa vjeçar në Greqi,  Ariol Sefa nga Allkaj i Lushnjës.

Ndryshe nga bashkëfshataret e tij që ndërtonin sera diellore, Arioli së bashku me familjarët e tij vendosen në ngrenë vreshta.

“Kemi diku tek 15 vite që merremi me vreshtari, kam diku tek 8 cite që jam kthyer nga Greqia, thashe më mirë të punoj në tokën time se diku tjetër. Të punosh në vreshtari është ndryshim si dita me natën me serën. Në fillim ka qenë e vështirë”- tha fermeri Arjol Sefa.

Për familjen Sefa  nuk ka qenë e lehtë por me punë dhe pasion ia dolën të ndërtonin një plantacion model. Me ndihmën e marre nga fondet e AZHBR, Arioli ka projekte të zgjerojë sipërfaqen e vreshta.

Ai ka dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që emigrojnë.

“E gjithë ideja e shqiptarëve është të ikin, por për mendimin tim ja vlen të mos ikësh”– tha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA