Një 28-vjeçar qëndroi për gati 10 orë në det, pasi mjeti jet ski me të cilin po lundronte iu fik.

I riu ishte nisur nga Porto Palermo drejt Borshit, por humbi kontaktet me miqtë rreth orës 20:00 të mbrëmjes së kaluar, të cilët më pas njoftuan policinë.

U deshën dhjetë orë kërkime në det të hapur gjatë natës, deri sa 28-vjeçari i gjet rreth orës 06:20, 2.5 milje në thellësi të detit, në drejtim të Korfuzit, pasi ishte zhvendosur nga rrymat detare. Sipas njoftimit, ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Dyshohet se ka qenë një defekt një “jet ski” që ka shkaktuar fikjen e mjetit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA