Një 29-vjeçar që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike  është vënë në pranga në Tiranë.

Shtetasi me iniciale A.H. u ndalua nga policia pasi u identifikua duke drejtuar makinën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se i riu ishte në efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Policia njofton se gjatë arrestimit, ai kundërshtoi forcat e policisë.

24 shoferë që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, janë ndaluar gjatë këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA