Lezha është populluar këtë fillim gushti për shkak të sezonit turistik dhe kthimit të emigrantëve.

Kjo është shoqëruar edhe me trafik të rënduar kryesisht në oraret e paradites dhe të pasdites.
Pavarësisht temperaturave të larta, qytetit nuk i mungojnë të huajt që duan të vizitojnë Lezhën. Këta turistë italianë kanë preferuar që të shëtisin në këmbë që të njihen me këtë zonë turistike pavarësisht temperaturave të larta.

“Kemi ardhur nga Trevizo, është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Dje mbërritëm dhe ishim në Shkodër, ndërsa sot jemi në Lezhë. Po hedhim një sy përreth, dhe më pas do të shkojmë në plazh. Është shumë mirë, po kënaqemi shumë”, tha turisti.

“Kam dëgjuar që ka plazhe të bukura, qytete të bukura, njerëzit shumë të mirë dhe vendosëm të vinim këtu për pushime”, tha turistja.

Memoriali i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është edhe destinacioni kryesor që të huajt zgjedhin për të parë në Lezhë.

“Nuk është hera e parë në Lezhë. Por te memoriali po. Doja ta shikoja nga afër pasi kam dëgjuar të flitet shumë për Skënderbeun, dhe doja ta vizitoja të shikoja varrin. Kam dëgjuar që ka qenë një luftëtar shumë i fortë”, tha turisti.

Flukset e pushuesve dhe të emigrantëve pritet të shtohen gjatë ditëve në vazhdim duke sjellë që muaji gusht të jetë një edhe më i rënduar në qarkullim. Kësaj do t’i shtohet edhe festa 2 javore që do të mbahet në sheshin kryesor deri më 15 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA