Zjarret në Kanada/ Humb jetën një tjetër zjarrfikës duke luftuar flakët

30/07/2023 17:24

Një tjetëe zjarrfikës ka vdekur në Kanada ndërsa po luftonte me sezonin më të keq të zjarrit në vend në histori.

Autoritetet thonë se zjarrfikësi vdiq duke luftuar zjarrin e Donnie Creek pranë Fort St John, në provincën perëndimore të British Columbia.

Njerëzit po evakuojnë një zonë më tej në jug të provincës, pranë kufirit me SHBA-në, pasi zjarret kanë dalë jashtë kontrollit.

Një e treta e të gjitha zjarreve që shpërthejnë aktualisht në Kanada janë në Kolumbinë Britanike.

Deri më tani këtë sezon, zjarret kanadeze kanë djegur rreth 30 milionë hektarë tokë – më shumë se sipërfaqja tokësore e Koresë së Jugut ose Kubës.

Banorëve në qytetin Osoyoos, në jug të provincës, dhe zonave përreth tij iu tha të evakuoheshin vonë të shtunën pasi një zjarr me origjinë nga shteti veriperëndimor i Uashingtonit të SHBA-së, kaloi në Kanada.

Njerëzit në qytet shpërndanë foto të zjarrit që po afrohej në mediat sociale.

Dy zjarrfikës të tjerë kanë vdekur në incidente të veçanta këtë muaj në atë që është bërë sezoni më i keq i zjarreve në Kanada në rekord.

Një person i katërt, piloti i një helikopteri që ndihmonte me operacionet e “kovave”, vdiq pas një përplasjeje në provincën fqinje Alberta javën e kaluar.

Rreth 613 nga 990 zjarret aktualisht aktive në Kanada konsiderohen jashtë kontrollit.

Kryeministri i Kolumbisë Britanike, David Eby, konfirmoi vdekjen e zjarrfikësit të tretë në një deklaratë të shtunën, duke thënë: “Zemra ime është me familjen, miqtë dhe kolegët e këtij heroi të vijës së parë”.

Z. Eby tha se sezoni i këtij viti kishte qenë “thellësisht i tmerrshëm” dhe përshkroi zjarrfikësit duke bërë “sakrifica të jashtëzakonshme… për të na mbajtur të sigurt”.

Në qershor, zjarrfikësit në Nova Scotia në bregun e Atlantikut luftuan me zjarrin më të madh të provincës ndonjëherë .

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

Kanadaja vlerësohet se po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës dhe ngjarjet e saj ekstreme të motit janë bërë më të shpeshta dhe intensive.

Zjarret e tij kanë shkaktuar gjithashtu alarme për ndotjen në të gjithë Amerikën e Veriut, pasi tymi fryhet në jug përgjatë bregut lindor të kontinentit. Tymi ka arritur deri në Evropë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA