Ngjarja në Maliq/ Balla takim me strukturat e Policisë Korçë: Do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni më të respektuar

30/07/2023 13:42

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar sot me strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq, teksa sot u vetëvra dhe autori.

Ministri Balla gjatë takimit ka falenderuar forcat e Policisë së Shtetit të Drejtorisë Vendore Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën.

“Dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni gjithnjë e më të respektuar, gjithnjë e më të vlerësuar, gjithnjë e më të shpërblyer për atë që beni për këtë vend! Dua t’i percjell një perqafim vëllazëror prindërve tuaj, bashkëshorteve, fëmijëve tuaj, motrave e vëllezërve tuaj, të cilët janë mbështetja juaj më e madhe, po janë edhe ata që më shumë se sa askush e përjetojnë peshën e uniformës suaj, për të cilën ju jeni gati të vini në rrezik edhe vetë jetën tuaj! Kjo është një ditë për t’i kujtuar edhe kolegët tuaj që nuk jetojnë më, pikërisht sepse dhanë jetën në krye të detyrës, e për të përsëritur angazhimin e Kryeministrit Edi Rama për të mbështetur familjet e fëmijët e tyre deri në fund, jo vetëm falë statusit të tyre të Fëmijëve të Republikës, po edhe në çdo hap të rrugës së tyre, ku vërtetë boshllëkun e babait nuk e zevendson dot askush dhe asgjë, po ku ata nuk do të jenë kurrë vetëm”, tha Balla.

Me urdhër të Ballës do të shpërblehen financiarisht policët që morën pjesë në aksionin e policisë për arrestimin e vrasësve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA