Balla kërkon mirësjellje ndaj qytetarëve, takon policët në Pikën Kufitare të Kapshticës: Të punojmë me cilësi dhe shpejtësi

30/07/2023 18:59

Shërbim të shpejtë dhe mbi të gjithë mirësjellje nga ana e policëve, kërkon ministri i Brendshëm Taulant Balla për qytetarëve që kalojnë në të dyja anët e kufirit.

Balla vizitoi këtë të diel Pikën Kufitare të Kapshticës, i cili ka deklaruar se do të punojnë me sportele shtesë për të evituar radhët në kufi. Ai bisedoi me policët, të cilët po përballen me një fluks të shtuar, teksa jemi në kulmin e sezonit veror.

“Dua t’ju falënderoj për punën, edhe për shkak të fluksit që do të kemi në ditët në vijim do të kërkohet të punohet edhe me më shumë sportele, edhe me më shumë intensitet pa prekur aspak cilësinë e verifikimit të dokumentacionit të gjithë personave që hyjnë apo dalin sepse është shumë e rëndësishme që pikat e kontrollit kufitar të jenë pika të sigurta verifikimi, të personave në kërkim apo të personave me rrezikshmëri të lartë. Na duhet të punojmë me cilësi, por edhe me shpejtësi”, tha ministri Balla.

Në Pikën e Kalimit Kufitare të Kapshticë në 7 muaj kanë kaluar rreth 920 mijë persona. Në 7 rast janë goditur tentativa për trafikim të narkotikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA