Ariu “plazhist” lahet në pishinë! Pamjet e filmuara në Kaliforni bëjnë xhiron e rrjetit

30/07/2023 12:37

Departamenti i Policisë në Burbank në shtetin e Kalifornisë, Amerikë iu përgjigj shqetësimit të pronarit të një shtëpie, i cili denoncoi se një ari ishte duke pushuar në xhakuzin e familjes, në oborrin e përparmë.

Menjëherë pas verifikimit në terren, autoritetet shpërndanë videon e incidentit në mediat sociale të premten. Burbank është 12 milje në veriperëndim të Los Anxhelosit, Kaliforni dhe qyteti ka dhënë këshilla për temperatura rekord nxehtësie deri të shtunën në mbrëmje.

Kur policia mbërriti në shtëpi, pa ariun të mbështetur për një moment dhe duke u përpjekur të freskohej nga moti i nxehtë. Në rrjetet sociale video që u bë menjëherë virale, dukej se komentuesit e shumtë ishin pikërisht në anën e ariut. “Me këto temperatura, nuk po e fajëson askush” – tha njëri prej tyre.

Ariu më vonë i vuri të gjitha këmbët në ujin e kaltër. Ai madje ishte në gjendje të shikonte malet e bukura në sfond.

Ariu përfundimisht doli nga uji dhe u ngjit mbi një mur për të lënë më pas shtëpinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA