Lufta në Lindjen e Mesme, Irani: Objekti bërthamor i Natanzit shënjestrohet sërish, deri më tani nuk ka rrjedhje radioaktive 21/03 11:40
Një helikopter privat turk u rrëzua në pistën e aeroportit të Samos në detin Egje pak mbas orës 08.00 të mëngjesit.
Sipas burimeve lokale, helikopteri ishte nisur nga ishulli i Paros dhe kishte destinacion Turqinë.
Ai do ulej në Samos për furnizim, por në rrethana që ende nuk dihen, u përplas me pistën duke lënë të plagosur 5 personat që ndodheshin në të.
Më rëndë është dëmtuar piloti i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa pasagjerët morën dëmtime të lehta dhe po kurohen në spitali lokal.
Top Channel