Përfundon dita e parë e mbledhjes së zgjeruar të qeverisë! Rama: Debate të dobishme për sezonin e ri

28/07/2023 22:48

Përfundon dita e parë e takimit informal të kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeveritar përpara nisjes së pushimeve të verës.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë, ndërsa thekson se takimi i sotëm u shoqërua me diskutime dhe debate të dobishme për sezonin e ri në shator.

“Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, me debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri”– shkruan Rama, teksa krahas mesazhit ka bashkëngjitur një galeri fotosh nga takimi.

Formati i mbledhjes shërben për të bërë një bilanc se çfarë ka arritur secila ministri, çfarë projektesh janë duke u realizuar dhe çfarë nuk ka shkuar mirë. Në komentin e kryeministrit për këtë takim, ai flet për vetë reformim, që mund të jetë sinjali për ç’ka do të ndodhë në shtator.

Më e rëndësishmja pjesë e takimit, janë planet për secilën ministri për gjashtë muajt e ardhshëm. Kjo e lidhur edhe me programin politik që PS synon të arrijë deri në fund të këtij mandati të tretë qeverisës. Nga pamjet e publikuara nga Rama, tregohet se nuk janë vetëm ministrat, të cilët duhet të raportojnë e shprehin ide. Bashkë me ta janë edhe kabinetet ministrore, zëvendës ministrat përfshirë drejtorët më të rëndësishëm të tyre.

Ky takim i Tepelenës do ti shërbejë kryeministrit Rama edhe për matjen e performacës së detajuar të çdo ministrie, krahas evidentimit të pakënaqësive konstante në një moment kur PS-ja bashkë me qeverinë duhet të jenë në ditën e tyre më të mirë. Në kushtet kur Rama është i vetëdijshëm për pikat e forta e të dobëta të performancës së çdo ministrie, takimi Tepelenës do ti shërbejë për të kristalizuar lëvizjet e mundshme gjatë shtatorit, të paralajmëruara nga ai kur foli për një sezon qeverisës reformues.

FOTO GALERI
1/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA