Luftime të ashpra në disa zona, autoritetet: Kundërofensiva ukrainase po përparon

28/07/2023 09:00

Trupat ukrainase janë përfshirë në luftime të ashpra në disa zona të frontit, teksa kundërofensiva e Kievit po vijon të marrë më shumë territore.

Ushtarët ukrainas luftuan në më shumë se 30 beteja gjatë 24 orëve të fundit dhe arritën të bllokojnë tentativën e avancimit të forcave ruse në zonën Lyman të rajonit lindor të Donjeckut, ku Moska ka shtuar trupat e saj gjatë javëve të fundit.

Një ditë më parë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ushtarët ukrainas kanë rimarrë një fshat në rajonin e Donjeckut.

Ai e ka pranuar që përparimi në kundërofensivë ka qenë më i ngadalshëm po rsërish ata nuk janë ndalur dhe vijojnë të përparojnë.

Andriy Kovalev, një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm, konfirmoi se trupat ukrainase shënuan suksese kryesisht në pjesën jugore të Ukrainës.

Ushtria ukrainase nuk ka dhënë shumë informacione në lidhje me gjendjen e kundërofensive të saj në territoret e pushtuara nga Rusia në juglindje, por raportohet se po furnizohen me më shumë trupa dhe armatime.

Nga ana tjetër portet Odesa vijon të mbetet një nga qytetet më të goditura me raketa ruse, të cilat janë shtuar pas përfundimit të marrëveshjes së grurit.

Pas nisjes së anijes së fundit nga Ukraina, Rusia nisi sulmet në rajon.

Dëmet mbeten të rënda, për shkak të shpërthimeve masive. Magazinat, ndërtesat dhe fabrikat u dëmtuan rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA