Lëvizte i armatosur me armë zjarri në sheshin e Bashkisë Lushnjë, arrestohet 75-vjeçari
28/07/2023 18:36
Një 75-vjeçar i armatosur me armë zjarri dhe në gjendje të dehur, është arrestuar teksa lëvizte në sheshin e Bashkisë Lushnjë.
Gjatë kontrollit personal, në brez, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krëhërin me 7 fishekë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K., 75 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel