Në 101-vjetorin e vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e SHBA ka përcjellë një mesazh urimi.

“Sot është 101-vjetori i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Lidhjet zyrtare diplomatike mes vendeve tona filluan më 28 korrik 1922, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku Presidenti i SHBA Wilson qëndroi në krah të popullit shqiptar për pavarësinë dhe sovranitetin e tij. Vitin e kaluar, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, ne festuam miqësinë e ngushtë mes dy kombeve tona, duke theksuar aleancën e fortë strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Presidenti i SHBA Joe Biden dërgoi një mesazh të veçantë shprese për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për një të ardhme edhe më të ndritshme për popullin shqiptar.”-thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

Ambasada ka risjellës edhe mesazhin e Presidentit amerikan, Joe Biden, drejtuar popullit shqiptar në vitin 2022, kur u shënua 100 vjetori i këtyre marrëdhënieve.

Mbarë popullit shqiptar, i dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të SHBA. Kur Shtetet e Bashkuara mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë. Një dashuri të përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë, të cilat nuk u thyen kurrë dhe kur populli i Shqipërisë i qëndroi dekadave në diktaturë. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të ofrojnë një të ardhme më të ndritshme dhe më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, shprehej Biden në mesazhin e tij vitin e shkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA