Një depo armatimi në të cilën mbahen predhat dhe armatimet e avionëve të ushtrisë greke është përfshirë prej zjarreve që po djegin prej tre ditësh zonat në Volos të Greqisë.

Burime policore thanë se flakët përfshinë një depo në të cilën mbaheshin armatimet  e avionëve F16 të ushtrisë greke duke shpërthyer.

Në zonë dëgjohen shpërthime të shpeshta por ende nuk dihet nëse ka viktima. Më herët flakët që djegin zonën ishin afruar frikshëm bazës ajrore ndërsa pak me tej marina detare mundi të evakuojë nga një plazh i zonës, banorët e një fshati dhe pushuesit që ndodheshim aty.

Aktualisht ka nisur largimi i mbi 50 avionëve F16 nga baza e Nea Aghialos, pas shpërthimit të depos së municioneve në bazë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA