Presidenti Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

27/07/2023 13:30

Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në datat 17-23 shtator 2023.

Begaj priti sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Fiona McCluney, e cila e informoi Presidentin Begaj edhe mbi samitin që do të organizojë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Gjithashtu, znj. McCluney ndau me Presidentin Begaj informacionin mbi pritshmëritë e samitit si dhe nivelin e pjesëmarrjes.

Në fund të debateve dhe trajtimit të temave më të rëndësishme për të ardhmen e njerëzimit dhe të planetit, pritet që liderët pjesëmarrës të miratojnë një deklaratë politike, për të shprehur angazhimet në arritjen e Objektivave të Axhendës 2030.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA