Holandë/ Anija që transportonte makina elektrike u dogj në det, ekipet e shpëtimit nuk arritën të merrnin situatën nën kontroll

27/07/2023 16:11

Një anije mallrash që transportonte tre mijë makina u përfshi nga flakët, të cilat lanë të vdekur një person të ekuipazhit.

Roja bregdetare holandeze njoftoi se mbetën të lënduar disa persona të tjerë. Anije dhe helikopterë u përdorën për t’i ndihmuar 23 anëtarët e ekuipazhit pasi ata u përpoqën ta shuajnë zjarrin.

Disa nga anëtarët e ekuipazhit u hodhën nga anija në det dhe u shpëtuan nga varkat e shpëtimit, 27 kilometra në veri të ishullit holandez Ameland.

Ekuipazhi nuk mundi ta merrte zjarrin nën kontroll, ai u zhvillua jashtëzakonisht shumë. Ekuipazhi u nxor menjëherë nga uji me një varkë shpëtimi dhe njerëzit u morën gjithashtu nga helikopteri i rojes bregdetare”, tha Edwin Grammeman-oficer i Rojeve bregdetare.

Disa pjesëtarë të ekuipazhit u dërguan në spitale në Holandën veriore, pas lëndimeve që morën.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa dyshimet e para tregojnë se zjarri ka shpërthyer në bateritë e makinave elektrike.

Ky është incidenti më i fundit që ngre dyshime mbi sigurinë e makinave elektrike dhe transportin e tyre me traget.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA