Greqia, Algjeria dhe Kroacia në luftë me flakët! Temperaturat vijojnë të mbeten të larta

27/07/2023 16:13

Greqia vijon të mbetet në një situatë të vështirë për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin, ndërsa në terren ndodhen qindra forca zjarrfikëse.

Mijëra persona janë evakuuan me shpejtësi, kryesisht turistë, për shkak të rrezikut. Banesa dhe biznese u shkrumbuan nga flakët, të cilat dolën jashtë kontrollit në Rodos dhe Korfuz. Në ndihmë kanë ardhur edhe vendet e tjera me mjete të ndryshme për shuarjen e flakëve, përfshirë ekip zjarrfikësish.

Këtë të enjte numri i viktimave është rritur në pesë, pas gjetjes së dy trupave të karbonizuar në veri të Athinës. Viktimat e para u shënuan dy pilotë, të cilët humbën jetën pas rrëzimit të avionit zjarrfikës gjatë punës në terren, e më pas një bari që u gjet i vdekur.

Me situatë të rëndë po përballet kryesisht Algjeria, teksa zjarret masive i kanë marrë jetën të paktën 34 personave. Pjesë e viktimave janë edhe ushtarë e ekip që po luftojnë me flakët masive që kanë pushtuar vendin. Temperaturat deri në 48 gradë Celsius e kanë rënduar më shumë gjendjen, teksa ekipet e zjarrfikësve dhe vullnetarët janë në luftë me kohën. Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të rrezikut.

E prekur nga zjarret është edhe Kroacia, ku me kalimin e orëve gjendja është vështirësuar akoma më shumë. Dhjetëra zjarrfikës po luftojnë me një zjarr në afërsi të qytetit piktoresk jugor të Kroacisë. Rreth 130 zjarrfikës po punonin për të frenuar flakët që u përhapën nga erërat e forta. Mediat lokale raportuan se zjarri shkaktoi gjithashtu shpërthimin e minave tokësore në zonë.

Portugalia gjithashtu po përballet me situatë të vështirë të zjarreve, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për të marrë nën kontroll flakët. Në ndihmë kanë ardhur edhe shumë vullnetarë, të cilët po përpiqen të shuajnë flakët, edhe me mjete rrethanore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA