Një raport i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që telefonat inteligjentë të ndalohen gjatë mësimit në të gjitha shkollat e botës.

UNESCO, agjencia e OKB-së për arsimin, shkencën dhe kulturën, tha se ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollë do të përmirësonte cilësinë e mësimin dhe do t’i mbronte fëmijët nga bullizmi kibernetik.

Raporti thotë se ka prova që përdorimi i tepruar i telefonit celular është shkaktar i një performance më të dobët arsimore te fëmijët dhe se koha e gjatë e qëndrimit  para ekranit kishin një efekt negativ në stabilitetin emocional të fëmijëve.

Thirrja për ndalimin e telefonave, është një mesazh se teknologjia dixhitale, duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale, duhet të vijë gjithmonë pas rëndësisë qëka edukimi i njeriut.

Ky raport theksoi nevojën e ndërveprimit ballë për ballë mes mësuesve dhe nxënësve, veçanërisht në një kohë kur gjithnjë e më shumë mësimi po zhvillohet online.

Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, tha: Revolucioni dixhital ka potencial të pamatshëm, por, ashtu siç është paralajmëruar duhet një rregullator në shoqëri dhe vëmendje më e madhe duhet t’i kushtohet mënyrës se si përdoret teknologjia në arsim. Përdorimi i teknologjisë duhet të jetë për të zgjeruara përvojat mësimore dhe për mirëqenien e nxënësve dhe mësuesve, jo në dëm të tyre. Nevojat e nxënësit duhet të jenë në radhë të parë. Lidhjet në internet nuk janë zëvendësim për ndërveprimin njerëzor.

UNESCO shqyrtoi 200 sisteme arsimore në mbarë botën dhe vlerësoi se një në gjashtë vende i kishte ndaluar telefonat në shkollë.

Edhe Shqipëria hyn në vendet qei ka ndaluar telefonat në shkollë.  Vendi më i fundit që ka ndërmarrë këtë masë është Holanda, ku u njoftua se telefonat, tabletat dhe orët inteligjente do të ndalohen në klasa nga janari i 2024. Qeveria holandeze tha se masa ishte për të ndaluar nxënësit të shpërqendroheshin nga puna e tyre në shkollë.

Në Irlandë, qyteti i Greystone ka marrë të njëjtën masë, duke ndaluar fëmijët e shkollave fillore të kenë telefona. Drejtoresha e shkollës Rachel Harper, e cila udhëhoqi fushatën tha: Nuk do ta linit fëmijën tuaj t’i hapte derën një të huaji, por t’i jepni atij një telefon është e ngjashme! Pas vendimit të marrë po shohim lehtësimin e madh të prindërve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA