Shkarkimi i Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj/ Në Asamblenë me dyer të mbyllura Rama e mohon
26/07/2023 18:00
Pak më herët menjëherë pasi një portal publikoi lajmin e shkarkimit të Delina Ibrahimajt, burime qeveritare ia konfirmuan si lajm Top Channel.
Por pak përpara nisjes së Asamblesë kur u pyet Edi Rama për shkarkimin e ministres së Financave u përgjigje me një “JO” të prerë.
Ndërsa ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se “është thjesht një thashethem vere, vijoj të jem në detyrë”.
Sot po mbahet Asambleja e Përgjithshme nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama. Të gjithë anëtarët e Asamblesë janë urdhëruar të fikin telefonat, ndërsa po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Top Channel