Gruaja që i preu kokën të dashurit dhe asgjësoi trupin, qesh dhe bën gjeste në gjykatë

26/07/2023 11:22

Gjyqi i një gruaje amerikane të akuzuar për prerjen e kokës së të dashurit dhe asgjësimin e trupit të tij, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si për detajet tronditëse të çështjes që tronditi SHBA-në vitin e kaluar, ashtu edhe për sjelljen e pazakontë të të pandehurës në gjykatë.

Taylor Schabusiness, 25 vjeç, u arrestua në shkurt 2022 për vrasjen e Shad Thyrion në shtëpinë e nënës së viktimës në zonën Green Bay të Wisconsin. Sipas gjetjeve të hetuesve, Schabusiness ia preu kokën Thyrion-it, gjymtoi dhe më pas e copëtoi trupin e tij. Nëna e të riut ka gjetur kokën dhe trupin e tij brenda një kovë dhe ka lajmëruar policinë, e cila mbërriti në vendin e krimit dhe u gjend përballë një makthi të vërtetë.

Thuhet se 25-vjeçarja u tha oficerëve se gjatë aktit të seksit me Thyrion, ajo filloi ta mbyste burrin si paralojë, por i pëlqeu aq shumë sa nuk donte të ndalonte.

Sipas Rrjetit Ligji dhe Krimi, që po mbulon rastin, në gjykatë janë shfaqur video që tregojnë momentin kur oficerët zbulojnë kovën e përgjakur në shtëpinë e nënës së viktimës dhe arrestimin e gruas që dyshohet se ka kryer krimin.

Në dëshminë e tij në gjykatë, oficeri Alex Vanis përshkroi se si zbriti në katin e poshtëm dhe pa kovën e gjelbër të mbuluar me një peshqir pranë fundit të shkallëve. “Më duhej të konfirmoja se ishte vërtet një kokë njeriu brenda, kështu që ngrita peshqirin dhe zbulova se ishte e vërtetë”, tha oficeri, i cili tregoi gjithashtu se pa copa mishi të shpërndara nëpër dyshek.

Në orët në vijim, hetuesit gjetën edhe pjesën tjetër të gjymtyrëve të viktimës në bodrumin ku dha frymën e fundit, të cilat autorja dyshohet se i kishte prerë dhe “bashkuar”, një akt çmendurie.

Edhe pse gjyqi i Schabusiness është ende në fillimet e tij, tashmë kanë dalë në dritë detaje që sugjerojnë se 25-vjeçarja mund të ketë pasur prej kohësh fantazi të errëta që ajo donte t’i bënte realitet. Në gjykatë u zbulua se në prag të vrasjes, ajo kishte kërkuar në internet informacione për vrasësin serial famëkeq Jeffrey Dahmer, i cili gjithashtu copëtoi viktimat e tij dhe ngacmoi kufomat e tyre.

Provat kundër Schabusiness mund të duken dërrmuese, por kjo nuk duket se e shqetëson atë. Gruaja, e cila u ekzaminua nga psikologët dhe u zbulua se  ishte e arsyeshme për t’u gjykuar, nuk ka reshtur së qeshuri në gjykatë, ndërsa shprehjet dhe gjestet e saj kanë shkaktuar bujë dhe reagime në rrjetet sociale.

25-vjeçarja shpërtheu në të qeshura dje, të martën, teksa në gjykatë po depatohej nëse anëtarët e jurisë duhet të shihnin apo jo foton e kokës së prerë të Thyrion në kovë.

Në një video tjetër e publikuar nga Rrjeti Ligji dhe Krimi, e akuzuara shihet duke bërë një gjest sikur qëllonte me gishta në drejtim të gjyqtares.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA