Provinca jugore e Turqisë, Adana është goditur mëngjesin e kësaj të marte nga një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter.
Raportohet se epiqendra ka qenë në Kozan, rreth 64 kilometra nga qyteti i Adanas. Autoritetet nuk kanë raportuar për të plagosur apo shtëpi të dëmtuara.
Tërmeti ndodhi disa muaj pas tërmeteve shkatërruese të shkurtit në Turqi dhe në disa pjesë në veri të Sirisë. Vetëm në Turqi kanë mbetur viktima më shumë se 50.000 persona dhe mijëra ndërtesa janë shkatërruar.
Shumë prej shtëpive të dëmtuara, si pasojë e tërmeteve të shkurtit, nuk janë shembur ende nga autoritetet.
Orhan Tatar, udhëheqës i Departamentit për reduktim të rrezikut në Autoritetin për Menaxhim të Katastrofave, i ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara.
#Earthquake (#deprem) possibly felt 21 sec ago in #Turkey. Felt it? Tell us via:
📱https://t.co/bKBgMenA4F
🌐https://t.co/44vngdM2ty
🖥https://t.co/OSr2jaub9Y
⚠ Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/olDvhGDme3— EMSC (@LastQuake) July 25, 2023
Top Channel