Një tjetër prokuror ka ngritur pikëpyetje ndaj mënyrës se si Këshilli i Lartë i Prokurorisë promovon në karrierë përfaqësuesit e akuzës.

Pranvera Gruda , e cila mbas aplikimit të hartës së re gjyqësore nga apeli i Shkodrës duhet t’i atashohej prokurorëve në Tiranë.

Por përkundrazi me vendim të KLP prokurorja Gruda është caktuar në prokurorinë e shkallës së parë Durrës. Për këtë arsye prokurorja në detyrë prej 30 vitesh ka paditur institucionin e ri të reformës duke kërkuar pavlefshmëri absolute të vendimeve të mbledhjes së 17 korrikut 2023

Prokurorja akuzon KlP për lidhje nepotike, sa kohë njëri nga anëtarët e qeverisë së prokurorisë ka lidhje familjare me një tjetër prokuror në apel për të cilin është votuar promovimi.

Investigative Newtork Albania denoncoi pak ditë më parë të njëjtat dyshime ndaj qeverisë së prokurorisë mbi emërimin e familjarëve të deputetes socialiste Ermonela Felaj pranë prokurorisë së Tiranës.

E para që hodhi pikëpyetje dhe hapi padi këtu në gjykatë ka qenë prokurorja Sonila Domi e cila kundërshtoi renditjen që I bllokoi asaj rrugën për në SPAK.

Duke vënë në diskutim votat e anëtarëve të KLP, gjykatës i janë drejtuar edhe prokurorët Francesk Ganaj dhe Genc Manaj, të cilët mes të tjerash kanë rezerva për mënyrën se si u caktuan kryeprokurorët në rrethe.

Ngjan si diçka e parëndësishme , por të njëjtin problem ka pasur edhe këshilli I para reformës. Ngrinte në karrierë ata që kanë mbështetje dhe harronte prokurorët që e meritojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA