Pas rebelimit në Rusi, mijëra mercenarë të Wagner-it gjejnë strehim në Bjellorusi

25/07/2023 11:43

Mijëra mercenarë të grupit Wagner kanë gjetur strehim në Bjellorusi pas rebelimit të dështuar në Rusi.

Një grup vëzhguesish ushtarak kanë raportuar se 3450 deri në 3.650 ushtarë kanë shkuar në një kamp në veri pranë kufirit me Ukrainën.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi ndërmjetësoi në marrëveshjen mes Kremlinit dhe shefit mercenar Yevgeny Prigozhin muajin e kaluar, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse.

Drejtuesi i Wagner-it e quajti rebelimin “marshi i drejtësisë” për t’i rrëzuar liderët kryesorë ushtarakë.

Kjo kryengritje ishte kërcënimi më serioz ndaj presidentit rus Vladimir Putin gjatë sundimit të tij 23-vjeçar, duke ia dobësuar autoritetin dhe duke nxjerrë në pah dobësitë e qeverisë.

Njëkohësisht është raportuar se Pigozhin po stërvit trupat bjelloruse dhe se mercenarët e Wagner janë tërhequr nga lufta në Ukrainë.

Ky vendim u raportua më parë nga Prigozhin, i cili tërhoqi ndihmën që po I jepte Rusisë me trupat luftarakë.

Ministria bjelloruse e Mbrojtjes ka njoftuar më parë se forcat bjelloruse po mësojnë aftësi përfshirë të shtëna taktike, lëvizjet në fushëbetejë, inxhinieri dhe mjekësi taktike.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA