Aventura e 3 personave për të kultivuar drogë në fshatin Golevisht të Bulqizës nuk ka shkuar si ata e prisnin dhe të tre personat ranë në grackën e policisë.
34 vjeçari Ermal Lika së bashku me Agron dhe Arlent Camin kishin ngritur një serë ku kishin kultivuar dhjetra fidanë kanabis. Por kjo punë e paligjshme e tyre megjithëse ruej me armë nga ata nuk I shpëtoi syrit të policisë e cila për 2 muaj e mbajti nën vëzhgim dhe Instaloi dhe kamera pranë saj për të identifikuar autorët e këtij rasti të kultivimit të drogës.
Policia ndërhyu në momentin kur 3 të dyshuarit po transportonin me kafshë samari fidanët për ti mbjellë në pyll.
Pas sigurimit të provave, Gjykata Dibër ka lëshuar urdhrat e ndalimit për 3 të dyshuarit, të cilat janë ekzekutuar menjëherë nga shërbimet e Policisë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel