Italia nën alarmin e motit/ Reagojnë Meloni dhe Salvini: Situata është delikate, do rikthejmë shërbimet sa më shpejt

25/07/2023 09:32

Kryeministrja Giorgia Meloni dhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini kanë reaguar për situatën alarmante në Itali si pasojë e motit të keq që ka pushtuar vendin.

Veriut i vendit është përfshirë nga stuhia e fortë që ka shkaktuar përmbytje ndërsa jugu vazhdon të digjet nga flakët.

Fatkeqësisht është shënuar edhe një viktimë në Brescia, një 16 vjeçare të cilën besohet se e ka zënë një pemë poshtë, për të cilin Meloni shprehu ngushëllime. Një tjetër grua ndërroi jetë mbrëmë në Lissone.

Ajo tha se situata është delikate dhe po e ndjekin minutë pas minute ndërsa tregoi se e dinin se do ishte dita më e ngarkuar.

“Kam qenë në telefon me ministrin Musumeci deri tani, e dinim se do të ishte dita më e ngarkuar, kemi stuhi në veri dhe dua të shpreh solidaritetin tim me familjen e vajzës që vdiq në Brescia, dhe nga ana tjetër në jug, një situatë në të cilën era shton temperaturat shumë të larta dhe kjo e bën të pamundur përdorimin e situatës jo të lëvizshme të ajrit”, Po e ndjekim situatën minutë pas minute, e cila është delikate”, tha kryeministrja Meloni.

Ndërkohë Salvini ka reaguar në Instagram duke thënën se qëllimi është të rikthjenë sa më shpejt shërbimet.

“Jam në kontakt me administratorët dhe shpëtimtarët lokalë: Falenderoj zjarrfikësit, teknikët, punëtorët dhe të gjithë ata që në këto orë, në të gjithë Italinë, nga Milano në Palermo, po punojnë fort për të kufizuar dëmet dhe për të mbrojtur qytetarët nga pasojat dramatike të motit të keq dhe zjarret, me synimin për të rikthyer sa më shpejt shërbimet e pezulluara, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA