Humb kontrollin e drejtimit të makinës në aksin Korçë-Devoll, shoferi përfundon në spital

25/07/2023 09:48
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Devoll.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:10, pranë fshatit Çiflig, ku shoferi O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar shoferi, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA